Nufi: Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Ungrej të Lezhës, shmanget rreziku për banesat
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte mbrëmjen e sotme me njësinë administrative Ungrej (Lezhë), ku ndoqi nga afër punën që po bëhet për shuarjen e zjarreve.
Bashkë me prefektin e qarkut Taulant Malshi, kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu, deputetin Admir Kadeli, Nufi u takua po ashtu edhe me forcat e angazhuara në terren kundër zjarreve.
Ministri informoi se përveç forcave bashkiake, vullnetare e të shërbimit pyjor, janë përfshirë edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore, 132 forca ushtarake së bashku me 7 mjete, 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca nga Forcat e Armatosura.
“Deri tani rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në operacionin e shuarjes së zjarrit në Ungrej”, u shpreh Nufi.
Fraksion.com

