Avokatët e huaj të Erion Veliajt kërkojnë ta takojnë në qeli: Më 10 shtator firmoset apeli për Strasburgun
Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me të në qeli, takim që pritet të mbahet më 10 shtator.
Firma e vetë Erion Veliajt është e nevojshme për dërgimin e kërkesës, ndaj avokatët e huaj pritet të takojnë kryebashkiakun në ambientet e paraburgimit.
Takimi pritet të shërbejë për përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore dhe formalizimin e ankimit që synohet të depozitohet në Strasburg.
Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa mbrojtja e tij ka ndjekur edhe rrugët e ankimit në instancat përkatëse.
Frakasion.com

