AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ndërhyrjet e deputetëve për punësime të konsiderohen vepër penale

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlamentar socialist.

Rama u shpreh se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale.

Unë do propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Do e propozoj këtë, do u shoh të gjithëve në sy dhe do u kërkoj që ta votoni.

Çdo mesazh i dërguar, që fut këtë në punë dhe shikoje pak atë, të konsiderohet vepër penale. Kjo, sepse një deputet që e bën këtë nuk është i denjë, pasi po bën padrejtësi mbi ata qytetarë, që nuk janë pjesë e rrethit të tij, që nuk janë pjesë e familjes së tij, që nuk janë pjesë e rrënjëve të tarafit të tij dhe që nuk janë shokë fëmijërie të tij. Nuk mundet që të shikojnë fëmijët e tyre duke i rritur me mijëra halle, të mësojnë fort dhe në fund shohin që fëmijët e tyre parakalohen vetëm nga mesazhet e deputetit. Vepër penale”, deklaroi Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com