Nis shpërndarja e teksteve shkollore, nga klasa e parë në të pestën libra të rinj dhe falas
Në të gjitha shkollat e vendit ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.
Për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, do të pajiset me tekste shkollore të reja dhe falas.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “mes nxënësve dhe prindërve të tyre, teksa ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e ri, këtë herë me një lajm të veçantë, ku për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, do të ketë tekste shkollore falas dhe të reja. Një fillim viti me librat e rinj në duart e fëmijëve, me më shumë lehtësi për familjet dhe me kujdesin që çdo nxënës të nisë mësimin me mjetet e duhura për të mësuar e për të ecur përpara”.
Gjatë vizitës në shkollën “Andrea Stefani”, ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi edhe një takim me stafin pedagogjik për përgatitjet për vitin e ri shkollor, ku u diskutua për disa prej prioriteteve të këtij viti, përfshirë ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, zbatimin e Kodit të Etikës për mësuesit dhe vijimin e programit “Pas Shkolle” që shtrihet në 408 shkolla në Shqipëri.
Fraksion.com

