AktualitetKosovaTë fundit

LVV dhe LDK e diskutojnë brenda partive marrëveshjen për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të diskutojnë marrëveshjen e arritur për presidentin e shtetit me struktuarat e tyre partiake.

Grupi Parlamentar i LVV-së do të mbajë mbrëmjen e së martës një mbledhje ku, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, pritet të diskutohet rreth nominimit të Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Takim me strukturat e partisë pritet të mbajë edhe LDK-ja.

Burime të REL-it brenda kësaj partie tregojnë se kryesia e LDK-së mblidhet do të mblidhet sot në orën 14:00, për të diskutuar çështjen e kandidimit të Sejdiut.

Ndërkaq, në orën 16:00 për këtë pritet të diskutohet edhe brenda Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Prezantimi i Bekim Sejdiut si kandidat për president nga LVV-ja dhe LDK-ja u bë më 31 gusht, pas negociatave disa javëshe midis dy partive.

Për zgjedhjen e tij president, megjithatë, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 vende.

Nëse LVV-së i shtohen 18 deputetët e LDK-së, numri arrin në të paktën 81 vota. Kjo do të ishte e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, me kusht që të paktën 80 deputetë të jenë të pranishëm gjatë votimit.

Megjithatë, deri më tani, një deputet i LDK-së, ish-kryeministri Avdullah Hoti, publikisht ka dalë kundër kandidaturës së Sejdiut./rel

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com