“Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”, Berisha: E çuan në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
Në një komunikim për mediat kreu i PD Sali Berisha ngriti pretendime se arrestimi i Agasit ishte një arrestim i negociuar.
Ergys Agasi kishte të përqendruar në duart e tij të gjithë fuqinë e autorizuar nga pushteti ekzekutiv i padrinos.
Të gjithë pushtetin e zi, të errët të karteleve të drogës, dhe mjerisht të gjithë fuqinë e kontrollit të internetit në territorin e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, ai padyshim ishte krahu i djathtë, eksponenti më i rrezikshëm i mafies pas padrinos, pas Edi Ramës, në Shqipëri dhe më gjerë.
Që në momentin e arrestimit, se ai ka tetë muaj që lëviz lirshëm absolutisht pa asnjë pengesë, lëviz në Durrës, në Xhafzotaj, në vilën e tij në plazh, në Manzë, për hir të të vërtetës edhe në Surrel dhe në hipodromin e tij.
Pra, që në fillim lindën dyshime se kemi të bëjmë me një arrestim të negociuar.
Qytetarët digjitalë informuan se këto negociata janë realizuar nga Taulant Balla në Elbasan, gjë që duhet hetuar.
E vërteta është se, njëlloj si Balili, edhe ky kishte një polic si oficer. Dhe ky polic ditën që po transportonte Agasin nga Elbasani në Durrës, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Akademinë e Policisë.
U gjetën me nallane, bluza pa kurrfarë mjeti mbrojtës dhe armë.
Pra, të gjitha këto çuan dyshimet se kishim të bënim me një arrestim të negociuar.
Por dyshimet janë dyshime, nuk mund të merren si të mirëfillta.
Ajo që është jashtëzakonisht e rëndë, ajo që fakton dorën e zezë të Edi Ramës, është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes.
Dhe ky është një akt shumë i rëndë.
Ergys Agasi ëshutë personi i implikuar direkt në organizimin e dy pengmarrjeve.
Edi Rama ka urdhëruar që të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie. Janë dy kategori, të cilat kanë vepra penale me dallim të madh në penalitete.
Në mënyrë qesharake, akuzohet për pabarazi në tendera një njeri që zyrtarisht me ligj, me rregullore nuk ka pasur autoritet për të zhvilluar asnjë tender.
Por përkundrazi, ka përdorur dhunën, forcën për të diktuar për shumë e shumë tendera.
Ndaj dhe del Maksi, avokati i tij i nderuar dhe thotë se të akuzosh për pabarazi në tendera, po të thonë se cilat tendera ka organizuar ai në hipodrom.
Kjo është si ta mbrojnë o miqtë e mi. Po mo, nga hipodromi dhe nga zyra e tij ai ka diktuar çdo tender dhe kjo është krejt tjetër.
Fraksion.com

