Ergys Agasi në Gjykatën e Posaçme: Ndërpritet pak pas nisjes seanca, avokati kërkon kohë të njihet me dosjen
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit, por procesi është pezulluar përkohësisht me kërkesë të mbrojtjes.
Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë. Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.
Fraksion.com

