AktualitetTë fundit

Alarm për bombë në Durrës: Objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Hiqet perimetri i sigurisë

Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit detar të Durrësit, ku më herët u konstatua një objekt i dyshimtë që ngriti dyshime për një lëndë të mundshme shpërthyese.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, çka solli ndërhyrjen e Policisë dhe njoftimin e forcave xheniere për verifikimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com