Banorët në Kukës në protestë: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore! Na dëmton të mbjellat dhe humbje për ekonominë
Banorët pretendojnë se një pjesë e burimeve ujore po shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ndërsa vaditja e tokave po mbetet pa zgjidhje.
Përballë shqetësimit të tyre, Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, zhvilloi një takim me banorët. Sipas tyre, gjatë takimit u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe u ra dakord që më 3 shtator të zhvillohet një takim në fshatin Shtiqën.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe institucionet përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore, me synimin për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë vaditës.
Kanali i Shtiqënit shërben për vaditjen e rreth 820 hektarëve tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë, duke e bërë furnizimin me ujë një çështje të rëndësishme për fermerët e zonës.
Fraksion.com

