“Nesër më shumë”: Revoltë kundër qeverisë, mbyllet protesta e 86-të radhazi
Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës.
Për të 86 ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës politike në vend dhe duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.
Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme, sipas protestuesve, mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se zëvendësimi i ministrave apo ndryshimet brenda kabinetit nuk përbëjnë një zgjidhje për situatën që ata kundërshtojnë.
Me thirrjen “Nesër më shumë”, ata kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
Për 86 ditë, rrugët e Tiranës janë kthyer në një pikë grumbullimi për qytetarët që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime politike. Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Fraksion.com

