Detaje: Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në Lushnjë.
Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Hetuesit po verifikojnë edhe një ngjarje të mëparshme, ku ai dyshohet se ka tentuar të sulmojë një person me të njëjtin mjet.
Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht me vëllanë e 45-vjeçarit, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Italia, ku jeton si emigrant.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që çoi në këtë krim të rëndë.
Fraksion.com

