Protesta sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike.
Një ditë më parë, në protestën e 82-të, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Nga podiumi u artikuluan akuza për korrupsionin, shpopullimin, arsimin, pronësinë dhe mënyrën e administrimit të pasurive natyrore. Protestuesit ngritën gjithashtu çështjen e investimeve dhe projekteve në zona si Sazani, Zvërneci dhe Rrjolli.
“Korrupsioni ka shkatërruar gjithçka, korrupsioni ka shkatërruar shkollat, universitetet, ka shkatërruar pyjet, ka shkatërruar pronësinë”, deklaroi një prej protestuesve gjatë tubimit të së enjtes.
Një tjetër pjesëmarrës vuri theksin te nevoja për bashkimin e qytetarëve dhe ndryshimet kushtetuese.
“Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Kjo qëndresë është fuqia e vërtetë e një kombi të bashkuar”, u shpreh ai.
Fraksion.com

