AktualitetRajoniTë fundit

“Kërkon postin e kryeministrit”, Vuçiq: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në tetor

Në Serbi, sipas presidentit Aleksandar Vuçiq, në tetor do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Votimi pritet të zhvillohet më 18 ose 25 tetor, më shumë se një vit përpara afatit të rregullt, njoftoi Vuçiq.

Në Serbi prej më shumë se një viti e gjysmë po zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe korrupsionit që mbizotëron në vend. Një nga kërkesat e protestuesve është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Të enjten (20.08.2026) presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi në televizionin RTS, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të zhvillohen më 18 ose 25 tetor.

Vuçiq sërish kryeministër?

Në fund të qershorit, gjatë një aktiviteti partiak në Beograd, Vuçiç kishte njoftuar se në të ardhmen e afërt do të largohej nga posti i tij. Në Beograd po qarkullojnë spekulime se Vuçiq mund të synojë sërish postin e kryeministrit, të cilin e ka mbajtur tashmë nga viti 2014 deri në vitin 2017, para se të bëhej president./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com