AktualitetTë fundit

“S’ka rrugë kalimi”: Zjarr në një fshat të thellë të Gramshit, zjarrfikësit detyrohen të ecin një orë në këmbë për të mbërritur në vatër

Një zjarr ka përfshirë rreth 3.5 dynym sipërfaqe pyjore në fshatin Janç Mal (Njësia Administrative Tunjë) në Gramsh.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 zjarrfikës dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor.

Për shkak të relievit malor dhe mungesës së rrugëve, mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë. Ekipet janë detyruar të ecin rreth një orë në këmbë, duke transportuar pajisjet në shpinë për të mbërritur te vatra e zjarrit.

Objektivi kryesor mbetet izolimi i plotë i vatrës dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit në zona të tjera pyjore.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com