AktualitetBota+Të fundit

Pjesëtar i një grupi kriminal në Itali, arrestohet me qellim ekstradimi 32-vjeçari

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia u arrestua në Durrës me qellim esktradimi.

Policia njoftoi sot se në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi L. B., 23 vjeç.

Sipas policisë, ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com