Nënë Liza sfidon Ramën: Dil bashkë me qeverinë këtu para popullit dhe jep llogari. Dorëhiquni, rrini si minjtë!
Protesta para Kryeministrisë vijon edhe këtë mbrëmje, në ditën e 59-të të tubimeve të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së saj para protestuesve, nënë Liza, e moshuara që u bë simbol e rezistencës te 5 Maji para gati 5 vitesh, ka bërë thirrje për largimin e qeverisë, duke kritikuar kryeministrin dhe klasën politike.
“Edi Rama, bashkë me qeverinë e tij, po të jenë burra, të dalin sot këtu para popullit dhe të japin dorëheqje. Ata nuk janë burra, por minj që rrinë nëpër kanale. Unë te Kuvendi mendova mos kishte plasur lufta, kishte ardhur serbi. Këtu nuk ka shtet. Një burrë që nuk punon për shtëpinë e vetë, nuk është burrë. Mua më morën zvarrë kur më shembën shtëpinë, as rrobat e trupit nuk mi lanë t’i marrë. Këta nuk janë deputetë! Policia nuk duhet të jetë kundër popullit. Policia të ecë kapelet dhe të bashkohet me popullin. Unë marr vetëm 150 mijë lekë, ca të paguaj më parë, dritat apo ujë?! Këta kanë zgjedhur ca kanë dashur vetë. Unë prej 4 vitesh bredh derë më derë dhe e kam shtëpinë përballë. Askush nuk ka vënë dorë.
I bëj thirrje Amerikës dhe SHBA që të vënë duart për shqiptarët.”, tha ajo.
Fraksion.com

