Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA, Manja: Për Shehajn do të ketë kallëzim në SPAK
Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore përjashtim me 60 ditë nga punimet e komisioneve dhe të Kuvendit ndaj Agron Shehaj.
Gjatë fjalës së tij, Ulsi Manja, theksoi se rasti i Agron Shehaj është një rast i përsëritur dhe se edhe më parë janë marrë masa disiplinore ndaj deputetit Shehaj
“Rasti i Shehajt është rast i përsëritur. Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën edhe herë të tjera ka marrë masat disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj. Rasti është i paprecedent. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Të paktën për mua si sekretar në kaq vite që jam deputet në Kuvendin e Shqipërisë ku të jetë fshirë vija e respektit reciprok ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por dhe stafeve që na mundësojnë të ushtrojmë funksionet tona si deputet.
Ishte shumë i qartë deklarimi i kryetarit të Kuvendit dje që dokumenti është konfidencial. Deputetët ftohen ta lexojnë sipas rregullave të përcaktuara në sallën “Gerti Bogdani”. Secili prej deputetëve kundrejt nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit e merr atë dokument, ulet dhe e lexon në atë sallë”, tha ai.
Më tej ai nënvizon se u pa se Shehaj bëri të kundërtën dhe se dokumentin e nxorri jashtë sallës.
Zoti Shehaj e pa të gjithë publikisht, e mori dokumentin, e nxori jashtë sallës Gerti Bogdani, por përsëri brenda mjediseve të Kuvendit. Ama deklarimi publik i kryetarit të Kuvendit ishte që kjo marrëveshje do të lexohet në sallën Gerti Bogdani. Pastaj i keni parë të gjitha ato pamje sepse ka një lidhje shkak pasojë. Të gjitha ato pamje të rënda që mua s’më mbetet gjë tjetër vetëm se t’i uroj të punonjëses tonë, këshilltares tonë që dje u lëndua nga ky veprim shërim sa më të shpejtë dhe uroj që kjo të mos ndodhë më rast të jetë rasti i parë dhe i fundit ku shkelet kjo vijë respekti”, tha ai,
Pyetje: Çfarë ndodh me referimin në SPAK zoti Manja?
Manja: Elementët e veprës penale nuk janë nëse elementët e veprës penale nuk janë në tagrin e këtij sekretariati jeni pjesë e grupit parlamentar të socialiste dhe keni ata i takojnë hetimit. Në dijeninë time do të ketë një referim të kallëzimit ndaj deputetit Agron Shehaj në organet e hetimit dhe të ndjekjes penale dhe të gjitha elementet e tjerë që kanë të bëjnë me shkeljen e ë konfidencialitetit, me nxjerrjen e dokumentit jashtë asaj salle ku u përcaktua publikisht nga kryetari i Kuvendit për t’u lexuar, por edhe me veprimet që pasuan pastaj nxjerrjen e këtij dokumenti i takon organit të hetimit që t’i zbardhe.
Sekretariati e konsideron të mbyllur punën me këtë masë disiplinore e cila duhet të theksohet që hy në fuqi dhe do t’i shtrijë efektet e veta me rifillimin e sesionit parlamentar të vjeshtës.
Fraksion.com

