AktualitetPolitikëTë fundit

“Mori dokumentin sekret dhe u largua me vrap”, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot kërkesën e 13 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për marrje mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj.

Sipas medieve, sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 60 ditë të deputetit Shehaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi mori pa autorizim nga ambientet e Kuvendit, marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në dhe u largua me vrap.

Sipas socialistëve, dokumenti në fjalë përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi deputetët të kishin nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Sekretariati i Etikës shqyrtoi vetëm pjesën për përjashtimin, ndërsa sa i takon referimit pranë organeve të Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk është në kompetencat e këtij organi. Sipas sekretariatit të Etikës, referimin në SPAK mund ta bëjë vetë PS.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com