Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”
Hetim për “praktika tregtare diskriminuese”
Uashingtoni do të nisë një hetim sipas Nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974 për shkak të asaj që e quan “zhvatje” ndaj kompanive amerikane. Ky nen i jep qeverisë mundësinë të ndërmarrë masa kundër praktikave tregtare që vërtetohen si “të pajustifikuara, të paarsyeshme ose diskriminuese”, përfshirë edhe vendosjen e tarifave doganore.
Bazuar në nenin 301 Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, vendosi të enjten (22.07.) tarifa të reja ndaj rreth 60 partnerëve tregtarë, me arsyetimin se këto vende nuk kishin ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër punës së detyruar.
Komisioni Evropian e gjobiti Google-in
Komisioni Evropian vendosi më 22.07. një gjobë prej 890 milionë eurosh (rreth 1 miliard dollarë amerikanë) ndaj Google-it. Sipas arsyetimit të Komisionit, kompania kishte shkelur rregullat e BE-së që synojnë të kufizojnë fuqinë dominuese të tregut të gjigantëve të mëdhenj teknologjikë./DW
Fraksion.com

