Qytetarët rrethuan Kuvendin! Nis seanca plenare, mungon Rama, në rend dite ndryshimet në përbërjen e komisioneve
Jashtë ambienteve të Parlamentit vijon protesa ku qytetarët kanë rrethuar Kuvendit, nën thirrjen: “Nuk na përfaqësoni, Parlament i krimit”.
Ndësa pak pas orës 10:00 ka nisur edhe seanca plenare, e fundit e këtij sesioni. Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit kërkojnë të çajnë kordonët e policisë dhe t’i afrohen institucionit.
Në seancë plenare, sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Në këtë senacë Edi Rama nuk është i pranishëm.
Fraksion.com

