AktualitetPolitikëTë fundit

“Plani i masave të policisë doli bllof”, Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët, shoqërimi i protestuesve i padrejtë

Pesë protestuesit e shoqëruar nga policia në protestën që është zhvilluar sot para Kuvendit, dhe jo vetëm, po mbahen në komisariatin nr.1, aty ku tashmë dhe është zhvendosur protesta.

Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se pesë persona janë shoqëruar nga policia.

Aj është shprehur se protestuesit janë në komisariatin nr 1 sepse nuk lënë askënd vetëm.

Goxhaj tha se ende nuk dihet statusi i personave të shoqëruar, ndërsa shtoi se ndalimi i tyre nga policia është i jashtëligjshëm pasi ndaj efektivëve nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Janë shoqëruar 5 protestues kemi ardhur në formë solidariteti. Atyre po u merren deklaratat nuk e dimë ende nëse janë të arrestuar apo shoqëruar. Por siç e kemi thënë që në fillim, ne nuk lëmë askënd vetëm.
Protestuesit kanë marshuar në rrugët dhe sheshet publike të qytetit. Policia ka reaguar në kundërshtim me ligjet kur ndaj tyre nuk marrë asnjë veprim. Nuk ka pasur asnjë përplasje dhe plani i masave të tyre dështoi.
Të gjithë ndalimet janë të jashtëligjshme”, tha ai për News24.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com