“Parlament analfabet”: Qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen
Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Me thirrjet “parlament i krimit”, “parlament analfabet” dhe “nuk na përfaqësoni”, ata kërkojnë që qeveria të dorëhiqet.
Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.
Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore.
“Ju erdhi fundi”, thërrasin ata. Ata kënduan edhe himnin kombëtar, me të cilin çelin çdo protestë të orës 19:00 para kryeministrisë. Protestuesit janë pajisur edhe me vezë.
Situata deri tani paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i mëtejshëm i protestës dhe mbërritja e deputetëve në Kuvend.
Fraksion.com

