AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos na provokoni!”/ Tensione në protestë, qytetarët hedhin vezë në drejtim të policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë kaotike.

Policia u vendos kordon dhe ka hedhur edhe spraj e gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur vezë drejt efektivëve.

Prej disa minutash, protestuesit po lëvizin në rrugët përreth zonës, duke kërkuar të çajnë kordonin policor, por janë ndaluar nga rrethimi i vendosur nga efektivët.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ditën e sotme ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore.

Gjatë përplasjeve janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa protestues kanë hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com