“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”, Shehaj: 10 policë e morën zvarrë për t’ju “mbrojtur” ju! “Blindoheni” këtu sepse keni frikë
Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
“Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë”, deklaroi Shehaj në Kuvend.
Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët.
“Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh kreu i Partisë Mundësi.
Shehaj kritikoi gjithashtu mbështetjen e mazhorancës ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se qeveria po e mbron atë përmes shumicës parlamentare.
Fraksion.com

