AktualitetPolitikëTë fundit

“Duhet ta lexonin në sallë”, Agron Shehaj “rrëmben” marrëveshjen në Kuvend dhe largohet me vrap

Një moment i pazakonte është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit.

Agron Shehaj ka marrë marrëveshjen e konfidencialitetit për kredinë prej 302 mln dollarësh nga SHBA dhe është larguar me vrap.

Në përfundim të seancës plenare, Kuvendi nuk ka dhënë një kopje të marrëveshjes, por u ka  kërkuar deputetëve që të 140, ta lexojnë bashkë, në një sallë që merr vetëm 15 deputetë.

Kjo ka bërë që kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj të “rrëmbejë” kopjen e vetme të marrëveshjes , duke u larguar më pas me vrap nga ambientet e Kuvendit.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com