Dita e 58 e revoltës! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme
Ndërkohë pas pak pritet nisja e seancës plenare në Kuvend, ndërsa ka nisur hyrja e deputetëve në Kuvend.
Protesta e sotme përkon me seancën plenare në Parlament, e cila nis në orën 10:00. Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një perimetër të njëjtë me atë të seancës së së enjtes dhe duke angazhuar forca të shumta në zonën përreth Kuvendit.
Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, ndërsa policia ka monitoruar lëvizjen e protestuesve gjatë tubimit.
Fraksion.com

