Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec.
Një 35-vjeçar, i njohur në fshat me emrin Nertil Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë prindërit e autorit të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalindën dhe konfliktet që, sipas tyre, çuan në përplasjen mes familjeve.
Nëna e autorit Buzi ka pretenduar se familjarët e Rozalindës i kishin marrë paratë që djali i saj dërgonte dhe nuk ia kishin dhënë më vajzës.
“Djali ia dërgonte paratë Rozalindës”, kanë deklaruar prindërit e tij, ndërsa kanë ngritur pretendime për një shumë të konsiderueshme parash.

