AktualitetPolitikëTë fundit

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS – Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

Kryeministri Edi Rama këtë të premte pritet të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Ashtu edhe siç e njftoi mbrëmjen e djeshme me anë të një postimi në rrjetet socialee, mbledhja mësohet se do të nisë në orën 09:30.

Mësohet se fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit dhe futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama, që siç u shpreh dhe mbrëmjen e djeshme, do të ndajë qëndrimin e tij për protestën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com