RENEA rrethoi zonën, autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje
Autori ka lëshuar shtetasen R. P (ish bashkëshorten), që e mbante peng, po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës.
Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.
Fraksion.com

