AktualitetTë fundit

“Ka marrë vajzën, por nuk e dimë se ku e ka çuar”, detaje të reja nga vrasja në Roskovec, e afërmja: E kërcënonte me armë, ishte në arrest shtëpie, por dilte gjithmonë

Detaje të reja janë zbardhur për Refit Buzin, autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish-bashkëshorten.

Mësohet se Buzi kishte pasur precedentë të mëparshëm dhe se vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër.

Autori rezulton të jetë fqinj me familjen Plaka në fshatin Vidhisht. Të afërmit e familjes kanë shprehur frikën për fatin e vajzës, e cila u mor me forcë nga 35-vjeçari pas ngjarjes.

Një e afërme e familjes ka deklaruar se vajza ishte dhunuar disa herë nga Buzi dhe se ndaj tij kishte pasur edhe urdhër mbrojtjeje.

“Kemi frikë se mos i ndodh diçka vajzës. Vajza u dhunua prej tij, kishte urdhër mbrojtjeje. E lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që janë fqinjë”, është shprehur ajo.

Sipas dëshmisë së të afërmes, autori e ka marrë vajzën dhe familjarët nuk e dinë se ku e ka çuar.

“Ai ishte i dhunshëm. Çifti kishte disa vite që bashkëjetonin, ndërsa të ndarë kishin disa kohë. Autori e kishte dhunuar disa herë vajzën dhe ishte arrestuar. Në Tiranë i shkoi me pistoletë, sepse vajza ishte studente. Gjithmonë e kërcënonte vajzën”, ka deklaruar e afërmja.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com