AktualitetTë fundit

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, kryebashkiaku nga salla e gjyqit: Dihej ai muhabet, por shyqyr e

Gjykata Adminstrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

“Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit.

“E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit.

“Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha Ndreca për mediat.

Në vijim, avokati tha se çështja do të ndiqet në Apel.

“Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca.

Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.

Shoqata ishte shprehur se çështja përbënte interes publik dhe lidhej me integritetin e sistemit të drejtësisë. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhej drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.

Për këtë kërkesë, avokati Plarent Ndreca paraqiti në fillim të seancës një qëndrim ku kërkonte pranimin e palës.

Ndërsa ish-prokurori Deda, i cili u paraqit sot me kërkesën për t’u bërë palë, tha se emërimi i Dados përkon me shkarkimin e tij, duke u shprehur “jam hequr unë që i është hapur vendi Ols Dados”.

Edhe kjo u cilësua nga Veliaj si “shqetësim i një qytetari për rrëmbimin e kryebashkiakut” dhe u kërkua të pranohej.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com