AktualitetPolitikëTë fundit

Policia tërheq zvarrë të moshuarën, tentoi të bllokonte rrugën, Ja çfarë ndodh në protestën para Kuvendit

Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugën e Elbasanit, ndërsa është përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët kanë ndërhyrë për ta larguar gruan nga zona e bllokuar, duke e tërhequr atë zvarrë në asfalt.

Ndërsa më parë edhe një e re është larguar nga policia pas tentativave për të bllokuar rrugën.

Protesta para Kuvendit vijon nën masa të shtuara sigurie, me një prani të madhe të forcave policore dhe FNSH-së, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com