Pamje të rënda! Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, pasojat e lëndës djegëse që u përdor nga policia ndaj protestuesve
Të rënda duket se janë pasojat nga lëndët e përdorur nga policia ndaj protestuesve, pas tensioneve në revoltën pranë Kuvendit.
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve.
Ajo që është ndryshe nga herët e tjera, është fakti se uji i përdorur ndaj protestuesve ka një ngjyrë blu ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka.
Sakaq, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve. Ku shumë prej tyre janë parë në vështirësi.
Fraksion.com



