AktualitetPolitikëTë fundit

“Ke guximin të na çlirosh Sali?”, Spiropali “shpartallon” opozitën: Isha dhe jam para protestës!

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali nga Kuvendi nuk i ka kursyer kritikat për PS-në, por dhe opozitën, ndërsa u ndal te protestat masive. Nga foltorja e Kuvendit ajo pohoi se njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë.

“Replikën e kam me disa deputetë këtu, që ma kanë përmendur emrin si shembull të një politikani të sulmuar për shkak të mendimeve dhe opinioneve. Dua të them me plot gojën se, edhe para edhe gjatë protestës, kam folur për reformimin e pushtetit. Për reforma, për vetëkorrigjim, për të kaluar nga sistemi i personalizimit ekstrem dhe vetëpastrimit, për luftë kundër korrupsionit dhe administratës, për nevojën që të kuptohet se ky është një proces historik. Kam folur për më shumë përfaqësim brenda partive dhe në sistemin politik. Kam folur për institucione që përdoren dhe instrumentalizohen dhe godasin. Sot është një banalitet. Sot nuk prodhon asgjë kjo marrëveshje, se njerëzit janë në rrugë.

Po ti, Tomorr? Tabakun? Ti, Sali, e ke fuqinë që të hapësh rrugën dhe të demokratizosh edhe partinë tënde dhe ta çlirosh opozitën nga një fuqi që personalizon pushtetin. A e ke fuqi që të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie. Koha ka ardhur. Kam besimin që shumica dhe PS e ka këtë fuqi. Asnjë nga sulmet e asnjë bedeli politik apo të tjetrit, nuk më ndal dot se nuk kam asgjë për të fshehur. Asnjë bedel nuk do ia dalë të më sulmojë, politikisht familjarisht, se nuk do ia dalë, sepse do të hiqet si apendisit.”, tha Spiropali.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com