AktualitetPolitikëTë fundit

“Për ta bërë jetën me ngjyra!”, Vokshi debat të ashpër me Gjiknurin: Mos më thuaj “e dashur”….

Është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Opozita ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri teksa debatonte me Vokshin iu drejtua kësaj të fundit me termin ‘e dashur’, ndërkohë që demokratja reagoi ashpër.

DEBATI

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ccpunë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i cëntralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com