Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës: I kapet sërish telefon Laert Haxhiut
Laert Haxhiut i është kapur sërish telefon në burgun e Drenovës.
Operacioni, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, u krye në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës.
Në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, nën akuzë nga SPAK, u gjet një telefon që dyshohet se i përket atij.
Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.
Fraksion.com

