Aksident i rëndë në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, furgoni godet mjetin bujqësor, një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake, një furgon transporti i “Pastiçeri Lika” ka goditur nga pas një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen. Ky segment i autostradës Rrogozhinë-Lushnjë është kthyer më herët në një pikë problematike, pasi mjete bujqësore lëvizin shpesh nga tokat bujqësore drejt fshatit Çermë, duke krijuar rrezik për përplasje me automjetet që qarkullojnë në autostradë.
Fraksion.com




