AktualitetPolitikëTë fundit

“Zvicra e vogël do bahet, se s’ban”, Protestuesit i kërkojnë ta anulojë, Rama në mbrojtje të “Paketës së maleve”, Rama: Ata që politikën e…..

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat masive që kanë përfshirë vendin, duke u ndalur te Paketa e Maleve.

Ai tha në një komunikim në Facebook se ata që gjykojnë nga kafeneja këtë ligj.

“Përshëndetje të gjithëve për në Theth, për paketën e maleve. Çfarë kanë me paketën e maleve? A e dinë vallë se çfarë ka ligji? E kanë kuptuar arsyet se pse lindi paketa e palëve?! E thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë, doja të ndaja disa informacione. Nuk e di sa janë të informuar ata që malet i shohin nga qyteti, politikën e gjykojnë nga kafeneja. Në Shqipëri ka disa territore, në mënyrë të posaçme në veriun e vendit, ku banorët, komunitetet nuk e kanë njohur, pranuar ligjin e ndarjes së tokës. Për këtë arsye, ata kanë ndarë tokën mes veti, sepse “1501-i), nuk kanë ndarë se çfarë kanë pasur në të shkuarën.”, tha Rama.

“Zvicra e vogël do bahet, se s’ban”, iu përgjigj  Kryeministri Rama  me ironi një qytetareje.

“Si bahet kjo Zvicra e vogël? Bëhet pikërisht duke u dhënë mundësi njerëzve që të investojnë në harmoni me natyrën dhe të krijojnë mirqenie pa qenë të detyruar t’i braktisin ato male”, shtoi ai.

Sa për sharjet që merr virtualisht, numri një i kabinetit tha se nuk i ndikojnë aspak, madje “i bëhen shëndet e forcë”.

Më tej, vuri theksin te nisma tjetër e rëndësishme “Dyfisho sipërmarrjen tëndë”.

“Në bankat e nivelit të dytë mund të adresoheni për të parë mundësinë e dyfishimit të sipërmarrjes suaj”, iu tha qytetarëve.

“Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi e Shqipërisë, për të ba Zvicrën e vogël të Blertës, e po e them prapë me dialektin e maleve”, nënvizoi sërish Rama, duke njoftuar se është nisur për në Theth.

Kujtojmë se prej 52 ditësh Tirana dhe jo vetëm është përfshirë nga protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i disa ligjeve, mes tyre Paketa e Maleve apo dhe atë të Investimeve Strategjike.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com