“Nuk jam sjellë mirë me familjen”, u dogj brenda në makinë – Letra zbulon detaje nga akti i rëndë i 66-vjeçarit në Korçë
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë.
Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti.
Viktima, Irakli Çinoku ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar.
Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar; “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.
Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Fraksion.com

