AktualitetTë fundit

“Njeri më të rregullt s’bënte nëna”, flet komshiu i 66-vjeçarit që u dogj brenda makinës në Korçë: Nuk kishte konflikte me askënd

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Korçë, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima jetonte prej kohësh i vetëm, pasi kishte pasur probleme në familje me bashkëshorten. Mësohet se ajo ishte larguar në Greqi, ku jeton së bashku me dy djemtë e çiftit.

Një nga komshinjtë e e tij e përshkruan viktimën si një njeri të qetë dhe pa probleme me të tjerët.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se 66-vjeçari i ka vënë vetë flakën automjetit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com