AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta para Kuvendit, ministra dhe deputetë tentojnë t’i shmangen përballjes, futen në sallë nga hyrje alternative. Qytetarët i sulmojnë me vezë

Tensione janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku ministria dhe deputetë për të shmangur përballjen me qytetarët, kanë zgjedhur të hyjnë në sallë përmes hyrjeve alternative. Ndërkohë, qytetarët i kanë sulmuar me vezë, ndonëse distanca ështq pak e largët.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike shqiptare.

Protesta nisi rreth orës 10:30, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe institucioneve.

“Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkuan ndryshim politik.

Para Kuvendit ka prani të shtuar policie.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com