AktualitetTë fundit

Zbatimi i ligjit për amnistinë penale, burgu i Durrësit hap dyert për 10 të dënuar

Amnistia hap dyert e burgut edhe për 10 të dënuar në Durrës.

Dhjetë të dënuar përfitojnë lirinë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë penale.

Lirimi i tyre ka nisur këtë mëngjes, pasi ata plotësonin kriteret e përcaktuara në ligj. Pas kësaj ata ribashkohen me familjarët e tyre, për të nisur një kapitull të ri.

Nga përfitimi përjashtohen personat e dënuar për vepra të rënda penale dhe subjektet e procedimeve të SPAK.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com