Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë janët mbledhur sërish në protestë dhe kanë nisur një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit edhe në ditën 41, të premten në mbrëmje.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”, duke e kthyer marshimin në një tjetër moment të fortë të protestës.
Pjesëmarrësit e kanë cilësuar këtë tubim si pjesë të rezistencës së tyre disa-javore, ndërsa kanë shprehur kërkesën për një “Shqipëri të Re” dhe ndryshim në drejtimin politik të vendit.