4 mln euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Lëvizja “Shqipëria bëhet” çon në Kushtetuese vendimin: Të shfuqizohet Akti Normativ
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë që alokoi fondin prej 4 milionë eurosh, që do të përdoret për koncertin e këngëtarit Kanye West, që do të mbahet nesër në Tiranë.
“Ne do të luftojmë në kohë reale për çdo padrejtësi që bëhet, Por nuk kemi në dorë që të ndalojmë çmenduritë e Edi Ramës. Ne paratë i japim me dorë, dhe do t’i marrim me këmbë. Kjo është fatkeqësia e kombit tonë”, tha Lapaj.
Fraksion.com

