AktualitetTë fundit

“Trupi i Eglant Koçit u gjet në Cerrujë”, detaje: Plaga në pjesën e pasme të kokës, dyshohet e shkaktuar me armë zjarri

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, lidhur me zhdukjen e Englat Koçit, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.

Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com