Dita e 18-të e revoltës pa shenja ngadalësimi! Vrulli masiv i protestuesve mësyn në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Një pamje e jashtëzakonshme po dëshmohet në këto momente në rrugët e Tiranës. Masa e pafundme e protestuesve po vijon marshimin masiv përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, teksa në këto momente turma ka mbërritur pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Pasi pushtuan Bulevardin skaj më skaj, protestuesit po tregojnë një vullnet të hekurt. Thirrjet e tyre unanime “Rama ik” dhe “Rama jep dorëheqjen” në kor po ushtojnë fuqishëm, duke tronditur hapur themelet e qeverisë në këtë ditë të 18-të të kësaj kryengritjeje të madhe paqësore.
Fraksion.com

