AktualitetTë fundit

U vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët teksa takojnë prindërit e Enea Mekollit

Pamje që prekin zemrat!

Teksa në Pogradec u mbajtën homazhe në nder të policit të vrarë në krye të detyrës dje gjatë një operacioni policor, kolegët e tij nuk mbanin dot lotët.

Efektivët e Shqiponjave, të heshtur dhe mes lotësh kanë përcjellë ngushëllime familjes së Enea Mekollit. Ndërkohë që babai i 36-vjeçarit përqafon mes dhimbjes disa prej tyre.

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, përcillet drejt banesës së fundit.

Ai do të prehet në varrezat e fshatit Blacë, në vendlindje, pas kërkesës së familjes së tij dhe refuzimit për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve.

Enea Mekolli do të pranë vëllait të tij, po ashtu efektiv policie, i cili humbi jetën një vit më parë nga një sëmundje e rëndë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com