AktualitetTë fundit

Panik në Durrës, autobusi me studentë përfshihet nga flakët në lëvizje, shkak dyshohet një defekt në sistemin elektrik të motorit

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.

Në vendngjarje janë kryer verifikimet e para, ndërsa policia po punon për të përcaktuar me saktësi rrethanat e plota të incidentit.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com