“Ju erdhi fundi”, Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg
Plot mesazhe kundër klasës politike në vend vijnë nga protesta e 5 që po mbajnë qytetarët kundër projektit të Zvërnecit.
Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për dorëheqjen e Ramës, si dhe burgosjen e tij dhe të liderit të PD-së, Sali Berisha.
theksojmë se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për ndërtimin e resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Prania e forcave të policisë ka qenë e shtuar përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është e pesta radhazi dhe vjen në vijim të kundërshtimeve publike ndaj projektit të resortit turistik, për të cilin aktivistët dhe banorët pretendojnë se rrezikon ekosistemin dhe statusin e mbrojtur të zonës.
Fraksion.com

