“3 vjet që shmang llogaridhënien”, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet! S’i thua dot prokurorisë do vijë në vendin tim Erjona Ismaili
“Ka tre vite që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet! S’i thua dot prokurorisë do të vijë në vendin tim Erjona Ismaili
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi akuzoi kryeministrin se po shmang përgjegjësinë duke deleguar, sipas tij, interpelancën tek persona pa kompetenca për të përfaqësuar qeverinë për çështjen konkrete.
“Është e disata interpelancë që opozita therrët Ramën dhe kryeministri ia delegon personave pa kompetencë dhe përgjegjësi.
Kushtetuta sanksionon detyrimin e kryeministrit dhe ministratve të paraqiten në interpelancë.
Nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën e delegimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së kryeministrit.
Është njëlloj sikur të të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë Erjona Ismaili, Nuk e bën dot, e njëjta gjë është edhe kjo.Ne nuk pranojmë të zhvillojmë interpelancë me persona që nuk e kemi kërkuar, kryeministri duhet të vijë të japë llogari. Ka të paktën 3 vite që Rama refuzon çdo interpelancë”, tha ai.
Fraksion.com

